Federata e Zvicrës reagon për Avdullahun: Jemi të zhgënjyer

- Bota Sot

Federata e Zvicrës reagon për Avdullahun: Jemi të zhgënjyer

Leon Avdullahu ka vednosur që ta luajë për Kombëtaren e Kosovës në Futboll duke refuzuar ta përfaqësojë Zvicrën.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njoftoi të hënën në mbrëmje se lojtari ka marrë vendim ta luajë për “Dardanët. "Pritja mbaroi, Leoni është një kosovar", tha Ademi.

Shoqata Zvicerane e Futbollit reagoi me një deklaratë të martën në mëngjes. Pierluigi Tami, drejtor i ekipit kombëtar, tha: "Leoni na ka informuar për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër. Jemi shumë të vetëdijshëm për çështjen e transferimeve të mundshme dhe jemi përballur me këtë në disa raste. Megjithatë, do të doja gjithashtu të sqaroja se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar."

Avdullahu kishte përparuar në të gjitha nivelet e juniorëve të ekipit kombëtar zviceran që nga U15 dhe, deri në mars, luajti edhe për U21, ku bëri gjithsej gjashtë paraqitje. Ai gjithashtu ishte kapiten i ekipit në miqësoren kundër Austrisë.

Zvicra do të përballet me Kosovën në kualifikueset e Kupës së Botës më 5 shtator. Avdullahu mund të debutojë në atë ndeshje.



Read it all at Bota Sot