Klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh

- Bota Sot

Klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh

Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit te Manchester City. Pasi u hoq praktikisht nga PSG para finales së Superkupës europiane, kapiteni i ekipit kombëtar italian është gati të kalojë në Premier League.

Sipas mediave britanike, klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të City, pavarësisht se çmimi fillestar i kërkuar ishte afër 50 milionë eurove.

Në fakt, PSG dëshiron të heqë qafe Donnarumma deri në fund të merkatos së verës për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke pasur parasysh pagën e lartë të portierit.

Ndërkohë, Gigio ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me klubin e Pep Guardiola dhe është gati të fillojë aventurën e tij të re. Megjithatë, City duhet së pari të shesë Ederson.

Portieri brazilian është ndjekur prej kohësh nga Gallatasaraj, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare midis dy klubeve, të cilët vazhdojnë të punojnë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Është vetëm çështje kohe që Donnarumma të bashkohet me Manchester City.



Read it all at Bota Sot