Skuadra e Bayer Leverkusen befason të gjithë

- Bota Sot

Skuadra e Bayer Leverkusen befason të gjithë

Skuadra e Bayer Leverkusen ka arritur të befasojë të gjithë në fundin e merkatos së verës. Gjermanët janë shumë afër nënshkrimit të Lucas Vazquez, një legjendë e Real Madrid.

Anësori spanjoll ka luajtur në dhjetë sezonet e fundit në “Bernabeu”, një ikone e skuadrës “los blancos”, klub me të cilin ka fituar gjithçka në karrierën e tij (38 gola në 402 ndeshje zyrtare).

Tashmë, në moshën 34-vjeçare, ai është një lojtar i lirë dhe ka pranuar të transferohet në Gjermani. Një përforëcim i rëndësishëm për skuadrën e Erik Ten Hag, që do të ketë në dispozicion një lojtar me përvojë.

Sipas mediave, Vasquez, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Real, pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, por nuk ka detaje për rrogën e tij.



Read it all at Bota Sot