Edon Zhegrova me veprimin e fundit i bën të ëndërrojnë tifozët

- Bota Sot

Edon Zhegrova me veprimin e fundit i bën të ëndërrojnë tifozët

Tashmë nuk është sekret se Edon Zhegrova është bërë objektiv i Juventusit.

Gjiganti italian do t’i nisë negociatat e reja me Lillen gjatë kësaj jave, në tentim që ta arrijë marrëveshjen finale për yllin kosovar.

Në parim thuhet se 26-vjeçari ka arritur marrëveshje personale pesëvjeçare me “Bianconeri”, ndërsa pritet të paguhet 2,5 milionë euro në vit.

E me veprimin e fundit, “Messi i Kosovës” i ka bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Juves, shkruan “One Football”.

Zhegrova në fakt e ka pëlqyer një post të shpërndarë nga ylli turk Kenan Yildiz pas fitores së Juventusit kundër Parmës.

Ky duket se është një veprim i vogël që nuk u la pa u vërejtur pasi tifozët me “sy shqiponje” të Juventusit e interpretuan këtë si një shejë domethënëse të dëshirës së tij për t’iu bashkuar gjigantit italian, shkruan portali italian, “Tuttomercatoweb”.

Këto shenja, edhe pse indirekte, shpesh e luajnë një rol të rëndësishëm në narrativat e transferit, posaçërisht në epokën moderne, ku tifozët dhe mediat online vërejnë shenja të vendimeve të së ardhmes.

Stili i lojës së Zhegrovës duket se pëlqehet mjaft nga tifozët e Juves, të cilët besojnë se ish-futbollisti i Baselit do të përshtatej mjaft mirë në skuadrën “Bianconere”.

Thuhet se Juve është e gatshme t’i ofrojë 20 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar, i cili ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit tjetër.

Zhegrova është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë, ndonëse nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, i cili ia humbi krejt pjesën e dytë të sezonit.

Gjithashtu, interesim për anësorin ofanziv ka shfaqur edhe Olympique Marseille.



Read it all at Bota Sot