Marrëveshja mes Arsenalit dhe Hinkapie është arritur.
Mbrojtësi latin i Bajer Leverkusenit do të jetë blerja e radhës për “Topçinjtë”.
Arsenali po negocion që fillimisht të shes mbrojtësin Kivior te Porto, para se të zyrtarizojë ardhjen e Hinkapie-sit.
60 milionë euro do t’i kushtojë skuadrës së Artetas blerja e mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e majtë.