Wirtz: Arne Slot më bindi që në takimin e parë

- Bota Sot

Wirtz: Arne Slot më bindi që në takimin e parë

Florian Wirtz foli për Kicker, një gazetë e njohur gjermane, rreth verës intensive që kaloi duke u përgatitur për transferimin e madh në Premier Ligë pas një karriere të kaluar në Gjermani.

“Gjithmonë kam pasur ndjesinë se mund të bëja çfarë të doja. Kjo është arsyeja pse nuk i bëra presion vetes për të marrë një vendim shpejt.

Kisha menduar gjatë dhe me kujdes për të dy klubet, dhe në fund, vendimi nuk ishte i lehtë. Por e mora me bindje absolute, dhe jam i lumtur për këtë.”

Më pas ai zbuloi se kishte qenë në kontakt me Arne Slot dhe Vinsent Kompany, trajnerët e Liverpul dhe Bajern, gjatë negociatave.

“Diskutimet me Arnen ishin shumë, shumë pozitive që nga fillimi. Ai më bindi që në takimin e parë. 

Më dha ide të qarta dhe një vizion të saktë se si mund dhe donte të më përdorte në ekipin e tij. Kjo, e kombinuar me strukturën e grupit, më bindi vërtet”, pranoi Wirtz.

“Ai më pa në rolin e numrit 10, pozicionin në të cilin performoj më mirë.

Më blenë për të luajtur atje sepse ata kishin besim tek unë për të përmirësuar ekipin. Dhe unë përpiqem ta përmbush këtë besim sa më mirë të jetë e mundur”, përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot