Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin

- Bota Sot

Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin

E ardhmja e Nedim Bajramit në Skoci mbetet e paqartë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të bindë plotësisht te Rangers dhe së fundmi është lënë jashtë listës së skuadrës, duke nxitur zërat për një largim të mundshëm në këtë merkato.

Sipas raportimeve të “Transferfeed” në Britani, për 25-vjeçarin ka interes serioz nga Sevilla në La Liga dhe Udinese në Serie A. Klubi skocez mund të pranojë ta shesë lojtarin nëse mbërrin një ofertë mes 4 dhe 5 milionë eurove, shumë që do t’i lejonte të rikuperonin investimin e bërë verën e kaluar, kur Bajrami u transferua për rreth 4 milionë euro.

Mesfushori shqiptar ka kontratë me Rangers deri në maj 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Një rikthim në Serie A, ku Bajrami ka shkëlqyer më parë me fanellat e Empolit dhe Sassuolos, ose një aventurë e re në La Liga, mund të jenë skenarët më të mundshëm për të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme të mesfushës së Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot