Dinamo nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Jagiellonias

- Bota Sot

Dinamo nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Jagiellonias

Klubi i Dinamos ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën e kthimit kundër Jagiellonias, e vlefshme për Play Off-in e Conference League.

“Blutë” u mposhtën 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur, prandaj me ndihmën e tifozëve, djemtë e Ilir Dajës synojnë që të bëjnë përmbysjen e madhe.

Çmimet e biletave variojnë nga 1 mijë lekë në 3 mijë lekë për biletat në zonën VIP të stadiumit. Sfida do të luhet të enjten, 28 gusht në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e Play Off-it të Conference League, FC Dinamo City – Jagiellonia Białystok. Biletat mund t’i blini çdo ditë pranë biletarisë së stadiumit “Air Albania”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot