Tare i shkruan futbollistit të Tiranës:

- Bota Sot

Tare i shkruan futbollistit të Tiranës:

Mbrojtësi i Tiranës, Edison Kola njoftoi pak minuta më parë, se operacioni i tij kishte shkuar mirë.

Tashmë jashtë fushës së blertë, ai publikoi një foto nga ambientet e spitalit, ku krah saj nuk kursen falenderimet për klubin “bardheblu”.

Komentet në postimin e Kolës ishin të shumta, ku nuk mungoi as ai i Etienne Tares. Pjesë e “bardhebluve” që prej disa javësh, djali i Igli Tares i uron mirëseardhjen sa më shpejt shokut të tij të ekipit.

“Po të presim vëlla”, shkruhet në komentin e Etienne Tare. Kujtojmë se Kola ishte një nga pikat kyçe të Tiranës sezonin e shkuar, ndërsa me dëmtimin e tij, "bardheblutë" janë në hall për mbrojtës.



Read it all at Bota Sot