Prishtina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

- Bota Sot

Prishtina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

FC Prishtina ka përfunduar në disiplinor.

Në fakt, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj klubit më të madh kosovar për ndeshjen që Bardhekaltrit e zhvilluan të dielën mbrëma në kryeqytet.

Në arsyetimin e këtij Komisioni thuhet se në fillim të lojës, më saktësisht në minutën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, tifozët vendës “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike pas portës dhe në fushën e lojës.

“Hedhja e mjeteve piroteknike është përsëritur gjithashtu në minutat e 9-të dhe të 36-të të ndeshjes”, shkruan tutje në arsyetim.

Sa për kujtim, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së futbollit. 



Read it all at Bota Sot