Tmerri në arenën e Lisbonës: Momenti kur toradori vritet nga një dem 700 kilogramësh, para mijëra tifozëve të tmerruar

- Bota Sot

Tmerri në arenën e Lisbonës: Momenti kur toradori vritet nga një dem 700 kilogramësh, para mijëra tifozëve të tmerruar

Ky është momenti i tmerrshëm kur një toreadorë portugez u vra pasi u ngrit dhe u përplas në mur nga një “bishë e tërbuar” prej 695 kg në Portugali.

Manuel Maria Trindade, një toreadorë 22-vjeçar, po bënte performancën e tij të parë në arenën e demave Campo Pequeno të Lisbonës kur shfaqja përfundoi në tragjedi, shkruajnë mediat e huaja.

Një video nga përleshja tregon viktimën duke vrapuar drejt demit gjigant për ta provokuar kafshën që të sulmonte.

Bisha prej 695 kilogramësh më pas vrapoi me shpejtësi të lartë drejt Trindade, i cili u përpoq të kapte brirët e kafshës dhe të merrte kontrollin.

Por brenda pak sekondash Trindade u ngrit në ajër nga demi i stuhishëm dhe u hodh në murin e arenës.

Spektatorët në arenën me 6,848 vende bërtitën të tmerruar ndërsa viktima mbeti e shtrirë në tokë.

Kafsha më në fund u nënshtrua nga një toreadorë që i tërhoqi bishtin dhe të tjerë që i mbanin pelerina të ndritshme në vijën e syve.

Paramedikët nxituan ta trajtonin Trindade në ring, por plagët në kokë ishin të rënda.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin São José ku u fut në koma të induktuar, por vdiq brenda 24 orëve më 23 gusht pas dëmtimit të pariparueshëm të trurit.

Trindade ishte një “i ri por i famshëm” në llojin atyre që provokojnë qëllimisht një dem që të sulmojë.

“Forcado-t” janë unikë në stilin portugez të luftimit me dema dhe veprojnë në këmbë, pa asnjë mbrojtje ose armë. 



Read it all at Bota Sot