Interesi i Barcelonës e bëri “të famshëm”

- Bota Sot

Interesi i Barcelonës e bëri “të famshëm”

Sulmuesi kamerunas i Villarreal, Karl Etta Eyong, mund të konsiderohet si “zbulimi” më i madh i dy javëve të para të La Ligës.

Për 20-vjeçarin, i cili ka një klauzolë diçka më pak se 10 milionë euro, ka pasur një interesim të madh nga Barcelona në ditët e fundit.

Klubi katalanas është gati të paguajë kluazolën e tij dhe ta dërgojë direkt në huazim te një klub tjetër po në La Liga, ku të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë.

Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që interesohet për kamerunasin.

Real Sociedad, Real Oviedo dhe Real Betis po ashtu janë shumë të interesuara për sulmuesin kamerunas dhe janë të gatshme të paguajnë kluazolën e tij dhe mbi të gjitha nuk kanë probleme me regjistrimin e lojtarëve siç kanë katalanasit. Megjithatë, dëshira e madhe e lojtarit është të transferohet te Barcelona.



Read it all at Bota Sot