Formacionet zyrtare të duelit Burnley - Derby

- Bota Sot

Formacionet zyrtare të duelit Burnley - Derby

Pritjes i erdhi fund. Janë zbardhur formacionet e Kupës së Anglisë mes Burnley dhe Derby Country.

Trajneri i Burnley i ka besuar rolin e titullarit sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja. Kjo do të thotë se bomberi 23-vjeçar do të finalizojë debutimin me ekipin e ri.

Ka më shumë se dy javë që Broja është prezantuar te Burnley, por për shkak të mungesës së minutazhit në vazhdimësi, trajneri Parker i ka dhënë kohë mjaftueshëm shqiptarit për të qenë në kushtet më të mira fizike.

Tani është radha e Brojës që të tregoj veten dhe ti kthejë besim trajnerit.

Vlen të përmendet se sulmuesi kuqezi ka vuajtur mungesën e minutazhit dhe dëmtimeve të shpeshta, aq sa ka ndikuar në rendimentin e tij.  



Read it all at Bota Sot