Lajme të mira për Shkëndijën: Ludogorets i dobësuar në ndeshjen e kthimit

- Bota Sot

Lajme të mira për Shkëndijën: Ludogorets i dobësuar në ndeshjen e kthimit

Kampioni bullgarë Ludogorets do të luajë i hendikepuar për ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Evropës kundër Shkëndijës së Tetovës, e cila do të luhet të enjten në Razgrad.

Sipas mediave bullgare, lojtari ndërkombëtar francez Munir Choujar, i cili ishte pjesë e formacionit titullar në ndeshjen e parë në Shkup, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin maroken Berkane dhe duhet të prezantohet zyrtarisht atje në ditët në vijim.

Prandaj, Choujar nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Ludogorets për duelin vendimtar me Shkëndijën.

Choujar mbërriti te Ludogorets dy vjet më parë, por nuk la gjurmë të dukshme.



Read it all at Bota Sot