Armando Broja debuton me asistim te Burnley

- Bota Sot

Armando Broja debuton me asistim te Burnley

Armando Broja ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re, Burnley.

Sulmuesi kuqezi ka zbritur që nga minuta e parë në fushën e lojës në ndeshjen e EFL Cup përballë Derby County.

Kanë mjaftuar 4 minuta lojë dhe Broja ka asistuar për Ramsey, i cili shënoi golin që zhbllokoi këtë sfidë.

Në minutën e 63-të sulmuesi shqiptar la fushën e lojës duke u zëvendësuar nga Ashley Barnes.

Ndërkohë, Burnley arriti të kualifikohet në raundin tjetër të kompeticionit pas golit të shënuar në fund të ndeshjes nga Oliver Sonne duke siguruar një fitore 2-1. Pas golit të Aaron Ramsey në pjesën e parë, Bobby Clark barazoi rezultatin.



Read it all at Bota Sot