Elbasani largon sulmuesin

- Bota Sot

Elbasani largon sulmuesin

Lorougnon Henri Joel Doukouo nuk do të jetë më futbollist i Elbasanit.

Kjo pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre gjatë kësaj merkatoje.

Nga sa mësohet, futbollisti ka probleme me zemrë, gjë e cila ka detyruar stafin të ndërpresë kontratën me sulmuesin.

Pas disa analizave mjekësorë drejtuesit mësuan për këtë shqetësim të 22-vjeçarin dhe më pas palët gjetën gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën mes tyre.

Joel u afrua në muajin janar nga skuadra e Egnatias, teksa me Elbasanin kishte firmosur kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por pas 8 muajsh qëndrimi te verdheblutë, ka marrë fund aventura e tij.



Read it all at Bota Sot