Sërish në qendër të skandalit në Kamerun,

- Bota Sot

Sërish në qendër të skandalit në Kamerun,

Samuel Eto’o, një ikonë e futbollit afrikan dhe president i Federatës së Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT), e gjen veten në qendër të një skandali që mund të rrezikojë të ardhmen e futbollit të vendit të tij vetëm pak muaj para Kupës së Botës 2026.

Një grup profesionistësh, të udhëhequr nga avokati ndërkombëtar Emmanuel Nsahlai, kanë paraqitur ankesa zyrtare pranë Komitetit të Etikës së FIFA-s, Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) dhe Ministrisë së Sportit dhe Edukimit Fizik të Kamerunit, duke e akuzuar Eto’o-n për menaxhim “të dyshimtë”, për të mos thënë më shumë.

Akuzat janë serioze: korrupsion, përfshirje e dyshuar në manipulimin e ndeshjeve në divizionin e dytë të Kamerunit, mashtrim tatimor në Spanjë në vlerën e 4.4 milionë dollarëve, shtypje e opozitës së brendshme, manipulim zgjedhor dhe konflikt interesi me kompaninë ruse të basteve 1xBet, si dhe “zhdukja” e 1.5 milionë dollarëve nga ndeshjet miqësore.

“Ky nuk është një sulm ndaj Eto’o si lojtar: karriera e tij është e paprekshme. Bëhet fjalë për shpëtimin e qeverisjes së futbollit kamerunas dhe rivendosjen e vlerave të integritetit dhe lojës së ndershme”, tha Nsahlai.

Eto’o, i zgjedhur president në vitin 2021 me një premtim transparence, ka qenë tashmë në qendër të polemikave: në vitin 2024, FIFA e pezulloi atë për sjellje ofenduese në Kupën e Botës për Femra U20, ndërsa më parë ai u gjobit për kontratën e tij me 1xBet. Pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Kombeve të Afrikës, ai njoftoi dorëheqjen e tij, por ajo u refuzua nga federata. Tani, presioni ndërkombëtar kërcënon t’i japë fund mandatit të tij para kohe.



Read it all at Bota Sot