Milevski me dy debutues: Ramadani dhe Rastoder, merituan ftesën

- Bota Sot

Milevski me dy debutues: Ramadani dhe Rastoder, merituan ftesën

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator. Ndeshja miqësore me Arabinë Saudite dhe ndeshja kualifikuese kundër Lihtenshtajnit, duhet të japin një pamje fillestare të formës së lojtarëve në sezonin e ri.

“Fatkeqësisht, nuk mund të mbështetemi te Agon Elezi, për shkak të një dëmtimi në shpatull, shpresoj se nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, Manev dhe Ashkovski nuk janë në listë, gjë që nuk do të thotë se nuk do të thirren në merkaton e ardhshme.

Do ta përdorim ndeshjen me Arabinë Saudite për të kontrolluar se çfarë kemi si potencial, për ata lojtarë që nuk kanë shumë kohë loje në ekipin kombëtar. Planifikojmë të provojmë disa variante taktike, disa lojtarë do të luajnë në pozicione të panatyrshme për ta. Do të shohim nëse do të japë fryte dhe sa pozitive do të sjellin këto ndryshime.

Ndeshja e dytë është ndoshta më e rëndësishmja për ne në këtë cikël kualifikues. E respektojmë kundërshtarin në maksimum, po përgatitemi seriozisht dhe shpresoj që djemtë të jenë në lartësinë e detyrës, siç kanë qenë deri më tani. Kjo ndeshje mund të jetë një pikë kthese në pritje të sfidave të tetorit”, tha Milevski.

Lista e Milevskit përfshin edhe dy debutues, Reshat Ramadanin dhe Elmin Rastoderin.



Read it all at Bota Sot