Eni Imami është padiksutim afrimi më “big” dhe i rëndësishëm i Kukësit në këtë sezon.
Verilindorët kanë rikthyer në ekip një nga futbollistët më të mirë, i cili ka qenë protagonist edhe në fitimin e titullit kampion.
Ky rikthim në Kukës për mbrojtësin erdhi pas 9 vitesh dhe këtë herë për të rikthyer verilindorët në Superiore.
32-vjeçari ka reagur në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i lumtur që është rikthyer aty ku filloi gjithçka.
“I lumtur që jam kthyer aty ku filloi gjithçka”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Imami në aventurën e tij të parë te Kukësi ka arritur të fitojë me kuksianët titullin kampion në sezonin 2016-2017 dhe një sezon më parë pati fituar edhe Kupën e Shqipërisë.