I humbi tri raste që nuk humben dhe gaboi nga penalltia

- Bota Sot

I humbi tri raste që nuk humben dhe gaboi nga penalltia

Debutimi në fanellën e Leeds Unitedit ka qenë “tragjik” për Dominic Calvert-Lewin.

Sulmuesi anglez në fakt nuk e kishte menduar asnjëherë që do ta bënte atë që po thuhet si debutimi më i keq në histori të futbollit.

Në fakt, 28-vjeçari i humbi tri raste që s’humben, ndërsa kjo nuk mjaftoi pasi gjërat u përkeqësuan kur ai e humbi edhe penalltinë dhe ekipi i tij u eliminua nga Carabao Cup nga Sheffield Wednesday, një ekip që po kalon nëpër një krizë të thellë.

Ai i pati rastet në minutat shtesë, por topi assesi nuk donte të hynte në portë.

Calvert-Lewin u transferua së fundmi në Leeds pasi e mbylli eksperiencën tek Evertoni.

Ai mund të bëhej hero i ekipit nga Premierliga, madje duke shënuar “hat-trick”, por në fund doli të ishte fytyra më tragjike e lojës, e cila përfundoi baras, 1:1 dhe më pas Sheffield fitoi në penallti.

Calvert-Lewin do të mundohet ta harrojë këtë natë tragjike dhe të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme në kampionatin anglez.



Read it all at Bota Sot