Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas

- Bota Sot

Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas

Në Spanjë qarkullon një lajm i bujshëm: Barcelona dhe mesfushori Fermín López mund të ndahen shumë shpejt.

Sipas të përditshmeve Sport dhe Mundo Deportivo, klubi katalanas po përballet me presion financiar, ndërsa Chelsea ka intensifikuar kontaktet për të siguruar shërbimet e talentit 21-vjeçar.

Oferta e klubit londinez arrin në 50 milionë euro, një shumë që mund të ndihmojë Barçën të stabilizojë gjendjen ekonomike, pasi lojtari është rritur në akademinë “La Masia” dhe çdo përfitim nga shitja do të regjistrohej si fitim i pastër. Megjithatë, drejtuesit katalanas nuk janë të gatshëm ta lënë të lirë për më pak se 70 milionë euro, duke ditur fuqinë financiare të “Bluve”.

Trajneri Hansi Flick ka shprehur hapur kundërshtinë për shitjen e mesfushorit, duke e konsideruar Fermín një element kyç në projektin e tij për sezonin e ri. Ai ka kërkuar gjithashtu që edhe Casadó të mos largohet, duke theksuar rëndësinë e tyre për një sezon të gjatë dhe të vështirë që e pret skuadrën.

Ndërkohë, Barcelona po punon paralelisht për të arkëtuar para nga shitja e disa lojtarëve të tjerë. Klubi ka përfunduar largimin e Renato Veiga dhe Chukwuemeka, ndërsa emra të tjerë janë në listën e largimeve për të balancuar financat.



Read it all at Bota Sot