Futbollisti i Kombëtares shqiptare drejt largimit nga Turqia

- Bota Sot

Futbollisti i Kombëtares shqiptare drejt largimit nga Turqia

Arbnor Muja pritet të largohet nga Samsunspor pas një sezoni të vështirë në Superligën turke, ku nuk arriti të konsolidohej si titullar. 

Sipas “Nieuwsblad Sport”, dy skuadra nga Belgjika janë vënë në garë për shërbimet e mesfushorit shqiptarit: Saint-Truidense VV (STVV) dhe gjiganti belg Anderleht, që drejtohet nga Besnik Hasi, me këtë të fundit që shihet si favorit absolut për të nënshkruar me Mujën. 

Një rikthim në futbollin belg, ku Muja kishte lënë përshtypje pozitive me Antverpin, mund të jetë vendimtar për ringritjen e tij edhe për një rikthim të mundshëm në listën e kuqezinjve të Shqipërisë. 

Kontrata e tij me klubin turk është deri në qershor 2027 dhe vlera e tij në treg vlerësohet nga Transfermarkt në 3.4 milionë euro.



Read it all at Bota Sot