Diant Ramaj çka po pret?

- Bota Sot

Diant Ramaj çka po pret?

Në Gjermani as që po përmendet emri i Diant Ramajt, portierit shqiptar – që ende ka shpresë të ftohet te ekipi i parë!.

Sky Sport De raporton se Julian Nagelsmann po përgatit një ftesë për portierin, Noah Atubolu, i Freiburgut – pikërisht për ndeshjet e muajit shtator, shkruan Indeksonline

Për Atubolu “vulen” ia vendosur edhe portieri legjendar, Manuel Neuer, i cili gjatë një interviste kishte thënë: Për mua, Noah Atubolu është portieri më i mirë gjerman në Bundesliga.

Nëse ftohet Atubolu, shpresa e Diant Ramajt duhet të “vdes”, dhe pse jo të kthehet ka Kosova, ku ka ofertë nga Federata e Futbollit.

Përveç Kosovës, Diant Ramajn është duke e kërkuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i portierit në të ardhmen!?

Kujtojmë që 23-vjeçari gjatë këtij afati kalimtar të verës është huazuar nga Borussia Dortmundi në Heidenheimi.



Read it all at Bota Sot