Mallorca rrezikon mbylljen e stadiumit

- Bota Sot

Mallorca rrezikon mbylljen e stadiumit

Klubi i Mallorcas ka marrë një paralajmërim zyrtar nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) lidhur me një incident të ndodhur gjatë ndeshjes kundër Celta de Vigos në javën e dytë të La Liga-s.

“Paralajmërim mbylljeje për hedhjen e topit në fushë nga çdo anëtar i stolit”. Kjo është deklarata e Komitetit Disiplinor të RFEF pas takimit të mbajtur këtë të mërkurë.

Incidenti ndodhi në stadiumin “Son Moix” dhe mund të sjellë pasoja serioze për klubin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, nëse ngjarje të tilla përsëriten.

Gjatë minutës së 91-të të ndeshjes, fizioterapisti i Mallorcas, Magin Vicens, hodhi një top në fushë në momentin kur Celta de Vigo po përgatitej të kryente një rivënie anësore.

Kjo ndërhyrje u konsiderua si një tentativë për të ndikuar në lojë, dhe gjyqtari Jose Luis Guzman, që po debutonte në La Liga, e përjashtoi menjëherë Vicensin nga loja.

Magin Vicens është pezulluar për tre ndeshje për “sjellje të pahijshme” dhe nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol përkrah Jagoba Arrasate për javët 3, 4 dhe 5.



Read it all at Bota Sot