Ish gjyqtari më i mirë i Kosovës në futboll dhe në hendboll, Feriz Parllaku, nesër në orën 16.00 do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt.
Parllaku ka ndërruar jetë papritur me 24 gusht, ku ishte në një vizitë familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Parllaku ka dhënë kontribut të madh sidomos në gjeneratën e sakrificës të sportistëve në rezistencë ndaj regjimit serb.
Pas luftës ka referuar po ashtu në futboll e hendboll, ka qenë gjyqtari më i guximshëm dhe më i miri në Kosovë.