Skuadra e futbollit Malisheva është përforcuar me reprezentuesin e Azerbajxhanit, portieri Yusif Imanov.
Malisheva synon të jetë sa më e fortë na vazhdim të kampionatit, e cila ka një start të palakmueshëm, dy ndeshje, një barazim dhe një humbje.
“Yusif Imanov është përforcimi ynë i ri!
FC Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të kombëtares së Azerbajxhanit, Yusif Imanov.
Reprezentuesi i Azerbajxhanit transferohet nga Sabah, aty ku u paraqit me mjaft sukses në kampionatin nacional të Azerbajxhanit, si dhe në garat europiane po ashtu.
Imanov është 22 vjeçar, ka cilësi dhe potencial, andaj besojmë se i kemi dhënë edhe më shumë siguri portës sonë, bashkë me portierët që kemi!
Ky është një tjetër hap drejt ndërtimit të projektit afatgjatë, stabil dhe me objektiva të qarta”, njofton FC Malisheva.