Elmedin Rama ka shënuar golin e parë për edicionin e ri me Pardubice.
Dhe ishte mjaft vendimtar, pasi u siguroi këtyre të fundit kualifikimin në fazën 1/16 të Kupës së Çekisë.
Pardubice fitoi 1 me 2 përballë Ceska Lipa. Vendësit shënuan të parët, ndërsa Pardubice gjeti forcën për të reaguar.
Baraspesha u vendos me autogol në pjesën e parë. Përmbysja erdhi me golin e Elmendin Ramës në minutën e 65-të.
Rama është pjesë e Shqipërisë U-21 ku numëron edhe një gol. 20-vjeçari është i huazuar nga Slavia e Pragës te Pardubice.