Arsimi zhgënjen në Kupën e Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Arsimi zhgënjen në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Skuadra shqiptare, Arsimi nga Çegrani, zhgënjeu me lojë e rezultat në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Arsimi është eliminuar në rrethin e parë nga kjo garë.

Ekipi i ligës së dytë Bellasica nga Strumica e mposhti me penallti me rezultat 5:4 Arsimin.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2).

Ekipi nga Çegrani luajti me formacion të kombinuar, por prapë kishte epërsi prej 0:2 deri në minutën e 56-të.

Në minutën e 61-të, strumicasit e zvogëluan diferencën, dhe më pas mysafirët mbetën me një lojtar më pak për shkak të një kartoni të kuq, dhe në minutën e 86-të Bellasica barazoi në 2:2.

Me penallti, ekipi vendas realizoi tre nga pesë, ndërsa Arsimi vetëm dy.

Pra, Bellasica është kualifikuar për fazën tjetër të Kupës së Maqedonisë.



Read it all at Bota Sot