Manchester City refuzon ofertën e Tottenhamit për Savinhon

- Bota Sot

Manchester City refuzon ofertën e Tottenhamit për Savinhon

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Manchester City nuk ka pranuar shitjen e Savinhos.

Sipas tij, cityzens ka refuzuar edhe ofertën prej 70 milionë euro nga skuadra e Tottenhamit, për futbollistin brazilian.

Klubi dhe Guardiola e cilësojnë Savinhon si lojtar kyq për sezonin e ri dhe për të ardhmen.

Me këtë refuzim, dështon edhe transferimi i Rodrygos te Manchester City.



Read it all at Bota Sot