Juventusi i dënon pas fitores

- Bota Sot

Juventusi i dënon pas fitores

Pas fitores 2-0 ndaj Parmës në javën e parë të Serie A, mesfushori amerikan i Juventusit, Ueston MekKenie, u bë objekt i fyerjeve raciste nga disa tifozë.

Ngjarja ndodhi në Allianz Stadium dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë të stadiumit.

Klubi bardhezi ka dorëzuar materialin filmik tek autoritetet përkatëse, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës.

Pasi të identifikohen, ata do të përballen me masa të rrepta sipas Kodit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në stadium dhe pjesëmarrjen në ngjarjet e klubit për një periudhë të gjatë.

Incidenti shënon një rast tjetër të ngjashëm me ngjarje të mëparshme, si ai i vitit 2023, kur tifozët e Fiorentinës u ndëshkuan për thirrje raciste ndaj lojtarëve të Juventusit.

Klubi thekson bashkëpunimin e plotë me autoritetet e drejtësisë sportive për të siguruar identifikimin dhe ndëshkimin e fajtorëve, duke dërguar një mesazh të qartë kundër racizmit dhe sjelljeve të papranueshme në stadium.



Read it all at Bota Sot