Kapiteni Xherdan Shaiqri me Baselin nuk ia dolën në përballje me Copenhagen, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Champions League në futboll.
Copenhagen ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit të Zvicrës, Baseli.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:1 në konak të Baselit.
Copenhagen me rezultat të përgjithshëm 3:1 është kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa Baseli vazhdon rrugën në fazën e grupeve të Europa League.
Golat për skuadrën daneze i realizuan Cornelius (46) e Moukoko (84).
Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e parë e u zëvendësua tre minuta pa mbaruar takimi, ndërsa Albian Ajeti është aktivizuar në minutën e 69-të në petkun e Baselit.