Shkëndija gjendet para një momenti historik

- Bota Sot

Shkëndija gjendet para një momenti historik

Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë nesër hyjnë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets.

Atdhe Mazari debutoi të dielën në kampionatin vendor, mirëpo nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Bullgarisë pasi nuk është i federuar për të luajtur në këtë ndeshje evropaine. 

Rikthehen: Tamba, Ademi, Qaka e Webster kanë ushtruar me ngarkesa maksimale dhe futen në kombinim për këtë ndeshje. Tamba e Webster kishin shqetësime më të vogla fizike dhe nuk luajtën me Arsimin, derisa shkaku i dëmtimit munguan Ademi e Qaka. Edhe këta dy të fundit janë rikuperuar dhe kanë stërvitur me ekipin sonte, derisa stafi teknik do të vendos për aktivizimin eventual të tyre. 

Ludogorets - Shkëndija 

Stadiumi | “Huvepharma Arena Stadium”, Razgrad
E enjte, 28 gusht, ora 19:30



Read it all at Bota Sot