Amorim mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United

- Bota Sot

Amorim mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United

Manchester United ka pësuar një nga momentet më të errëta të viteve të fundit, pasi u eliminua nga Carabao Cup nga skuadra e kategorisë së katërt, Grimsby Toën. Ky dështim e ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Ruben Amorim, i cili pas ndeshjes u shfaq i dorëzuar dhe dha sinjale se lojtarët nuk po luajnë më për të.

Sezoni ka nisur me tre ndeshje pa fitore në ligë dhe tashmë me një eliminim të hershëm nga kupa. Për më tepër, paralajmërimet e Amorim për përforcime kyçe u injoruan nga bordi. Ai kishte kërkuar zëvendësimin e portierëve Altay Bayindir dhe Andre Onana, por të dy mbetën në skuadër dhe tashmë janë bërë protagonistë me gabime vendimtare.

Kërkesat e tij për një sulmues si Victor Osimhen dhe një mesfushor mbrojtës nuk u realizuan, ndërsa klubi u mjaftua me afrime si Benjamin Sesko, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, duke lënë skuadrën të paekuilibruar.

United ndodhet në vendin e 16-të në Premier League dhe drejtuesit kanë bërë të qartë se kualifikimi në Evropë është i detyrueshëm. Megjithatë, me rezultate të dobëta dhe një trajner që duket i pasigurt për të ardhmen, projekti i Amorim rrezikon të shkatërrohet që në fillim.



Read it all at Bota Sot