Shkon në 12 numri i të vrarëve në Kiev të Ukrainës, në mesin e tyre tre fëmijë

- Bota Sot

Shkon në 12 numri i të vrarëve në Kiev të Ukrainës, në mesin e tyre tre fëmijë

Ka shkuar në 12 numri i të vrarëvë në kryeqytetin ukrainas, pas një sulmi rus që ndodhi gjatë natës.

Administrata ushtarake e qytetit ka bërë të ditur se tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve, përfshirë edhe një dyvjeçar, ndërkaq dy të tjerët ishin të moshës 14 dhe 17-vjeçare.

Sipas autoriteteve lokale, nga ky sulm kanë mbetur të plagosur edhe 48 persona, raporton Sky News.

Shifrat pritet të rriten, derisa bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje që të nxjerrin njerëzit që janë bllokuar nën rrënoja.



Read it all at Bota Sot