Milani arrin marrëveshje me Chelsean

- Bota Sot

Milani arrin marrëveshje me Chelsean

Milani dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku në “San Siro”.

Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se marrëveshja është arritur për 37 milionë euro plus 5 milionë euro nga bonuset, si dhe nga shitja e radhës eventuale e lojtarit do të përfitojnë përqindje edhe “Blues”.

Nkunku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri”.

Dy klubet janë duke i shkëmbyer dokumentet dhe hapi i radhës është planifikimi i udhëtimit, testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

Milani qe një kohë ishte në kërkim të një sulmuesi dhe duket se më në fund drejtori sportiv, Igli Tare, ka rënë në të.



Read it all at Bota Sot