Manchester Utd u turpërua mbrëmë pasi u eliminua nga raundi i 1/32-ve të EFL Cup nga Grimsbi që militon në kategorinë e katërt angleze.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, teksa vendasit arritën të kualifikoheshin pas plot 26 penalltive të gjuajtur, duke triumuar me rezultatin e përgjithshëm 12:11.
Pas përfundimit të sfidës, portieri i Grimsbi, Kristi Pim foli për “Sky Sport”.
Ai deklaroi se: “Jam tifoz i Manchester Utd, kështu që jam pak me nerva që u eliminuan, për qenë i sinqertë"..