Lushnja rikthen mbrojtësin

- Bota Sot

Lushnja rikthen mbrojtësin

Ekipi i Lushnjes i tregoi “dhëmbët” që në “debutim” të Kategorisë së Parë, duke i “rrëmbyer” barazimin në transfertë një rivali të drejtpërdrejtë në garën për “Superiore”, Pogradecit.

Ditën e sotme klubi “Myzeqar” ka njoftuar akordin me mbrojtësin Kledis Hida.

Ky është një rikthim për lojtarin me tipare defensive, pas eksperiencës te Elbasani.

"Rikthehet në Lushnje Kledis Hida.

Futbollisti ka nënshkruar kontratën dhe është bashkuar me skuadrën duke u bërë pjesë e verdhejeshilëve për sezonin 2025-2026. KF.Lushnja i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese", ka shkruar në rrjetet sociale ekipi i Lushnjes.  



Read it all at Bota Sot