Ambrosini: Cremonese, dush i ftohtë

- Bota Sot

Ambrosini: Cremonese, dush i ftohtë

Milani debutoi keq, me humbje në shtëpi, ndaj Cremonese. Ish-mesfushori kuqezi, Massimo Ambrosini, komentoi për “Corriere della Sera”: “Ishte një dush i ftohtë.

Është e vërtetë që kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbylljen e merkatos, në fushë nuk ishte Leao, por nga ajo që pamë në miqësoret dukej se skuadra kishte baza solide. Madje as Allegri, sipas mendimit tim, nuk e kuptoi plotësisht çfarë ndodhi në javën e parë të kampionatit”.

Një krahasim me skuadrën e sezonit të kaluar: “Duke parë ata që ikën, si Theo apo Reijnders, duhet të pranojmë se ishin top-lojtarë në pozicionet e tyre. Në këtë moment është herët për krahasime, sepse merkatoja nuk ka mbaruar ende. Kujtojmë se Napoli, një vit më parë, pas humbjes në javën e parë bleu Lukaku dhe McTominay. Ndeshja e parë e kampionatit të ri dukej si vazhdim i sezonit të kaluar”.

Ambrosini për Napolin dhe Interin: “Kundër Torinos, skuadra zikaltër dërgoi një mesazh hakmarrjeje pas fundit të sezonit të kaluar. Rezultati është rastësor. Verdiktet pas 90 minutave të para të sezonit nuk janë përfundimtarë, por agresiviteti me të cilin Interi e përballoi Torinon tregon një besim të rikuperuar”.

Për tranzicionin nga Inzaghi te Chivu: “Për mua, Botërori i Klubeve i shërbeu Interit për të eleminuar pasojat e sezonit të kaluar. Turneu ishte i dobishëm për procesin e njohjes së skuadrës. Përfshirja e lojtarëve kryesorë ishte totale, çka nuk është e zakonshme. Në nivele të larta duhet të punohet edhe mbi motivimin, ashtu siç kritikoi Allegri lojtarët pas humbjes me Cremonesen”.

Për Vlahovic: “Është sulmues i shkëlqyer, lojtarët e fortë gjithmonë ndihmojnë…”

Mbi mundësinë për titull: “Aktualisht Milani ka pak më pak shanse se Napoli dhe Interi, që janë superiorë ndaj të gjithëve, përfshirë edhe Juventusin”.



Read it all at Bota Sot