Jamie Vardy dhe Cremonese, një ëndërr që po shndërrohet në realitet. Sipas raportimeve të Sky Sport, marrëveshja mes sulmuesit anglez dhe klubit grigiorosso është tashmë në detajet e fundit, me zyrtarizimin që pritet të vijë shumë shpejt.
Në orët e fundit, 37-vjeçari ka shprehur plotësisht gatishmërinë për të pranuar ofertën, duke treguar entuziazëm për aventurën e tij të re në Serie A. Ky hap ka përshpejtuar bisedimet dhe ka çuar palët në një akord të plotë.
Tani mbeten vetëm disa procedura burokratike për t’u finalizuar, ndërsa mbërritja e ish-sulmuesit të Leicesterit në kampionatin italian duket çështje orësh. Vardy, i cili është aktualisht lojtar i lirë, pritet të jetë një përforcim me peshë për Cremonesen, që synon mbijetesën në elitën e futbollit italian.
I transferuar te Leicester City në vitin 2012, Vardy ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme me fanellën e “Dhelprave”, duke regjistruar 500 paraqitje dhe 200 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë suksesin historik të Premier League në vitin 2016.