Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi “dardan” është transferuar te Heidenheimi, që bën gara në Bundesliga.
Paqarada i bashkohet dy lojtarëve shqiptarë, si: Arjion Ibrahimoviç dhe Diant Ramaj.
Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Ndeshja e ardhshme e Heidenheim është ndaj RB Leipzig.