Partizani prezanton mesfushorin nga Bregu i Fildishtë

- Bota Sot

Partizani prezanton mesfushorin nga Bregu i Fildishtë

Arafat Doumbi është tashmë edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Partizanit. “Demat” kanë prezantuar mesfushorin, i cili pritet të marrë “çelësat” e mesfushës për këtë sezon.

Doumbi vjen pas eksperiencës së tij te CR Belouizdad, ekip ku aktualisht luajnë Redon Xhixha dhe Endri Çekici. 20-vjeçari ka nënshkruar për 4 vite me kryeqytetasit dhe me Partizanin do të jetë hera e parë për të që luan në Europë.

“FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër mesfushorin premtues nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia.

20 vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Partizani do të jetë aventura e tij e parë në Europë", - shkruhet në postim.



Read it all at Bota Sot