Përforcimi vjen nga Chelsea për 42 milionë euro

- Bota Sot

Përforcimi vjen nga Chelsea për 42 milionë euro

Pas dështimit të marrëveshjes me Harder, Milan ka siguruar sulmin me francezin Christopher Nkunku, i cili vjen nga Chelsea.

Operacioni është mbyllur shpejt: për lojtarin 25-vjeçar, kuqezinjtë paguajnë 37 milionë euro plus 5 milionë bonuse, duke e çuar shifrën maksimale në 42 milionë euro. Nkunku firmos një kontratë 5-vjeçare me një pagë rreth 5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi francez shfaqi formë të jashtëzakonshme te Leipzigu në sezonin 2022/2023, me 23 gola në 36 ndeshje, dhe tani është gati për t’u prezantuar në Milano pas vizitave mjekësore të autorizuara nga Chelsea.

Përveç përforcimit të sulmit, Milan po merret edhe me dalje të mundshme: Musah mund të shkojë te Atalanta, Jimenez te Como dhe Chukwueze te Fulham. Trajneri Massimiliano Allegri dëshiron gjithashtu një sulmues qendre, dhe mes emrave në listë është edhe Artem Dovbyk, që po largohet nga Roma.

Negociatat me Villarreal-in nuk kanë avancuar dhe mbetet të shihet formula e mundshme e transferimit. Një opsion tjetër që po shqyrtohet është një shkëmbim me Santiago Gimenez, i kritikuar nga tifozët në ndeshjet e fundit.



Read it all at Bota Sot