8 nga 10 transferimet me të shtrenjta nga klubet e Premier League-s

- Bota Sot

8 nga 10 transferimet me të shtrenjta nga klubet e Premier League-s

Ndërsa merkatoja e verës po hyn në ditët e saj të fundit, klubet europiane kanë ndezur motorët me lëvizje spektakolare.

Shpenzimet rekord kanë vënë sërish në qendër Premier League-n, e cila mban peshën kryesore të tregut me plot 8 nga 10 blerjet më të shtrenjta të sezonit. Me pak fjalë, Anglia vazhdon të jetë destinacioni kryesor i yjeve më të lakmuar të futbollit.

Florian Wirtz – Liverpool | 137.5 mln € (117.5 fikse + 20 bonuse), vjen nga Bayer Leverkusen. Kontratë deri më 2030

Hugo Ekitiké – Liverpool | 95 mln €, vjen nga Eintracht Frankfurt. Kontratë deri më 2031.

Benjamin Šeško – Manchester United | 85 mln €, vjen nga RB Leipzig. Shënoi 21 gola sezonin e kaluar.

Bryan Mbeumo – Manchester United | 81 mln € (70 fikse + 11 bonuse), vjen nga Brentford. Ka shënuar 20 gola në Premier League.

Victor Osimhen – Galatasaray | 80 mln € (40 tani + 35 vitin tjetër + 5 bonuse). Napoli ruan 10% të shitjes së ardhshme.

Eberechi Eze – Arsenal | 78 mln €, vjen nga Crystal Palace. Mori fanellën nr.10.

Viktor Gyökeres – Arsenal | 76 mln € (65.7 fikse + 10.2 bonuse), vjen nga Sporting CP. Mori fanellën nr.14.

Luis Díaz – Bayern Munich | 75 mln €, vjen nga Liverpool. Mori fanellën nr.14, kontratë deri më 2029.

Matheus Cunha – Manchester United | 74.2 mln €, vjen nga Wolverhampton. Firmosi kontratë 5-vjeçare.

Martín Zubimendi – Arsenal | 70 mln €, vjen nga Real Sociedad.



Read it all at Bota Sot