Sulmi në Kiev goditi dhe zyrat e BE-së, Von der Leyen: Putin duhet të ulet në tryezën e negociatave

- Bota Sot

Sulmi në Kiev goditi dhe zyrat e BE-së, Von der Leyen: Putin duhet të ulet në tryezën e negociatave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën “X” se ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas sulmit të fundit masiv në Kiev, i cili ka prekur edhe zyrat e Delegacionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas.

“Sapo bisedova me Presidentin Zelensky dhe më pas me Presidentin Donald Trump, pas sulmit të rëndë në Kiev që goditi edhe zyrat e Bashkimit Europian. Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave.

Duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që do ta kthejnë vendin në një forcë mbrojtëse të paprekshme”, shkroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se Europa do të marrë përsipër plotësisht rolin e saj në këtë proces, ndërsa veçoi edhe rëndësinë e instrumentit mbrojtës europian SAFE, i cili do të shërbejë për forcimin e ushtrisë ukrainase.



Read it all at Bota Sot