Skuadra shqiptare zhgënjen në minutën e fundit në Mal të Zi

- Bota Sot

Skuadra shqiptare zhgënjen në minutën e fundit në Mal të Zi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është në krye të Kampionatit të Malit të Zi.

Deçiqi sonte ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Petrovacit, në kuadër të javës së pestë.

Për skuadrën shqiptare shënuan Petar Sekuloviq (30’), Asmir Kajeviq (78’) - Savo Arambashiq (26’), Andrej Pupoviq (90+5’).

Deçiqi është në vend të dytë me 10 pikë sa ka edhe lideri Sutjeska, ndërsa Petrovac është në pozitën e pestë me 7 sosh.



Read it all at Bota Sot