Futbollisti Edon Zhegrova është i Juventusit.
Reprezentuesi i Kosovës, tani do të ketë një sprovë të re në Serie A.
“Juventusi ka finalizuar marrëveshjen me Edon Zhegrovën i cili së fundi ka luajtur për Lillen.
Sulmuesi i Kosovës, i lindur në vitin 1999, do të transferohet te Juventusi për një shifër që sillet midis 20 dhe 25 milionë eurove.
Lojtari do të zbarkojë nesër në mëngjes në Torino, i shoqëruar nga agjenti i tij, për vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij”, shkruan media italiane “Corrieredellosport”.