Seferi “abonohet” me golin në Turqi dhe shënon të tretin radhazi

- Bota Sot

Seferi “abonohet” me golin në Turqi dhe shënon të tretin radhazi

Taulant Seferi nuk u preferua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit shtator, teksa si për ironi të fatit, sulmuesi 28-vjeçar është “abonuar” me golin te skuadra e Bodrumspor. 

Mbrëmjen e sotme, Seferi realizoi golin e tretë radhazi në Ligën e Parë turke, duke shënuar në triumfin 2 me 4 që skuadra e tij regjistroi ndaj Serik Spor në transfertë.  

Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 57-të, ndërkohë që skuadra e tij është poziconuar në vendin e tretë me 8 pikë në 4 javë.  

Ky ishte goli i tretë për Seferin në kampionat, ndërkohë që më herë 29-vjeçari shënoi në portën e Sakarjaspor dhe Sivaspor. Titullar në përballjen e sotme ndaj Serik Sport u aktivizua edhe Arlind Ajeti, që bëri një paraqitje të kënaqshme.  



Read it all at Bota Sot