Vallecano tregon lojë të madhe, Barcelonën fati sportiv e shpëton nga humbja

- Bota Sot

Vallecano tregon lojë të madhe, Barcelonën fati sportiv e shpëton nga humbja

Rayo Vallecano me pak do të fitonte ndeshjen ndaj Barcelonës. 

Përballja në Madrid mes Vallecanos dhe Barcelonës mbyllet pa fitues (1:1).

Barcelonën fati sportiv e shpëtoi nga humbja. 

Portieri Joan Garcia është trim i ndeshjes i cili e shpëtoi Barcelonën nga humbja në Madrid.

Vallecano ka treguar zemër të madhe për gjatë 90 minuta, sidomos në pjesën e dytë ka shpërdoruar disa raste të qind për qindta.

Lamine Yamal ka shënuar nga penalltia në minutën e 40-të për Barcelonën.

Vendasit barazuan në pjesën e dytë përmes futbollistit Perez, i cili me goditje të fuqishme nga afërsia shkundi portën e Barcelonës në minutën e 67-të.

Reali kryeson me 9 pikë, Athletic Bilbaos 9, Villareali 7, Barcelona 7, ndërsa Vallecano është në pozitën e dhjetë me 4 pikë.



Read it all at Bota Sot