Bornmuth ka prezauar Aleks Himenez si futbollistin më të ri për këtë sezon. 20-vjeçari është huazuar nga Milani për 1.5 milionë euro.
Mbrojtësi i djathtë lidhej prej kohësh me një firmë në Premier Ligë. Kështu pas eksperiencës së parë si futbollist profesionist te Milani, do të provojë edhe një aventurë në Angli.
Bornmuth ka detyrimin për ta blerë kartonin e Himenez, nëse përmbushen disa kushte. Kontrata te Milani ndërkohë i përfundon në vitin 2028.
Mbrojtësi i djathtë luajti 34 ndeshje me ekipin e parë të Milanit. Gjatë kësaj kohe asistoi edhe dy gola.