Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar vero

- Bota Sot

Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar vero

Afati kalimtar veror ka mbyllur zyrtarisht dyert dhe ka qenë tejet i lëvizshëm edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Emri më i madh padyshim është Edon Zhegrova, i cili nga Lille ka kaluar te Juventusi, në një transferim të madh që e vendos atë në një prej klubeve më të mëdha të botës. Por nuk ka qenë vetëm Zhegrova që ka bërë bujë.

Hap të madh pa dyshim ka bërë edhe Ardon Jashari, i cili kaloi nga Club Brugge te Milani, me inistimin e madh të Igli Tares. Shuma e paguar prej 35 milionë euro, tregon rëndësinë e tij te ky klub.

Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke u shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera dhe duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.

Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipswich Town është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.

Florent Muslija është një tjetër emër që ndryshoi ambient, duke kaluar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.

Lexo po ashtuMinutë pas minute nga afati kalimtar veror – priten transferime të mëdha

Adrion Pajaziti ka nisur një aventurë të re nga Fulhami për te Hajduku i Splitit, ndërsa Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.

Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.

Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.

Po ashtu, Indrit Tuci është transferuar nga Sparta Praga te Kayserispori në Turqi, Donat Rrudhani nga Young Boys te Sioni në Zvicër, Alen Sherri nga Cagliari te Frosinone, Qazim Laçi nga Sparta Praga te Rizespori, Arbnor Muja nga Samsunspori te Saint-Truidense në Belgjikë, dhe Leard Sadriu nga Mura për te Argers.

Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë. Për shumë prej tyre ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në karrierë.

Edon Zhegrova – Lille – Juventus  

Armando Broja – Chelsea – Burnley 

Arijanet Muric – Ipswish Town – Sassuolo  

Ardon Jashari – Club Brugge – Milan

Leart Paqarada – Koln – Heidenheim  

Leon Avdullahu – Basel – Hoffenheim  

Florent Muslija – Freiburg – Fortuna Dusseldorf  

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen – Sunderland 

Ardian Ismajli – Empoli – Torino  

Kristjan Asllani – Inter – Torino  

Adrion Pajaziti – Fulham – Hajduk Split  

Baton Zabergja – Dinamo City – Metalist 

Ron Raçi – Prishtina – Hajduk Split 

Rey Manaj – Sivasspor – Sharjah 

Art Smakaj – Lokomotiva Zagreb – LASK Linz 

Ermal Krasniqi – Sparta Pragë – Legia Varshavë

Donat Rrudhani – Young Boys Bern – Sion 

Alen Sherri – Cagliari – Frosinone 

Dion Gallapeni – Prishtina – Widzew Lotz 

Qazim Laçi – Sparta Prage – Rizespor 

Arbnor Muja – Samsunspor – Saint-Truidense 

Leard Sadriu – Mura – Argers 



Read it all at Bota Sot